Ekipi kombëtar shpresa ka barazuar 2-2 në Hungari kundër skuadrës homologe vendase. Ekipi i drejtuar nga trajneri Redi Jupi, ka arritur dy herë të thyejë avantazhin e vendasve.
Ekipi ynë kombëtar ka kaluar i pari në vantazh me anë të Rei Manaj në minutën e 24 të ndeshjes. Vetëm katër minuta më pas Prosser, ka barazuar rezultatin e ndeshjes, duke shënuar për hungarezët. Pak para përfundimit të pjesës së prë, në minutën e 42, Latifi ka kaluar përsëri në avantazh Shqipërinë. Rezultati i ndeshjes 2-2, fiksohet në minutën e 63, ku përsëri Prosser barazon për vendasit.
“Ne synuam rezultatin dhe ja arritëm qëllimit. Kjo ndeshje, hyn tek paraqitjetet mira të skuadrës tonë kombëtare shpresa. Me pak kujdes mund të dilnim fitimtarë por djemtë bënë një paraqitje për tu përgëzuar”-ka deklaruar pas ndeshjes për ueb-in zyrtar të FSHF, trajneri Redi Jupi. Kjo ishte ndeshja e tij e tretë në pankinën e kombëtares, ku ka regjistruar dy barazime dhe një humbje.

















