Shpresat, barazim me Çekinë në miqësore - FSHF

Shpresat, barazim me Çekinë në miqësore

Ekipi kombëtar shpresa ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë miqësore kundër ekipit të Çekisë, në miqësoren e parë të zhvilluar në stadiumin “Alois Latini” në Austri. Djemtë e drejtuar nga trajneri Redi Jupi, kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin dhe duke humbur disa raste për shënim. Në pjesën e parë, çekët kanë kaluar në avantazh në minutën e 16 me anë të Matejo Ales. Brenda katër minutave, skuadra shqiptare ka barazuar me anë të Myrto Uzunit, pikërisht në minutën e 20 të pjesës së parë.
Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund të takimit, ndërkohë që skuadra jonë e mbajti nën presion kundërshtarin duke krijuar disa mundësi për shënim të cilat nuk u shfrytëzuan siç duhet nga futbollistët tanë.
Ndeshja e dytë do të luhet më datë 23 maj në orën 18.00 në stadiumin “Sportplatz Mittersill”.