Ekipi kombëtar shpresa, ka humbur thellë në ndeshjen e tretë në grup për eliminatoret e Kampionatit Europian Poloni 2017. Takimi është zhvilluar sot në orën 18.00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe ka përfunduar me rezultatin 6-1 për Portugalinë. Pas 20 minutave të para më të ekuilibrura nisin të dalin në pah diferencat mes kualiteteve, falë të cilave skuadra portugeze, arrin të shënojë golin e parë, me një goditje të fuqishme jashtë zonës. Ky gol e cekuilibroi skuadrën tonë dhe shumë shpejt portugezet shenuan përseri. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-4. Në të dytën skuadra e drejtuar nga trajneri Redi Jupi, ka tentuar te beje një ndryshim në mënyrën e lojës por e ka patur të vështirë përballë një kundërshtari, që luante ndeshjen e parë në grup, por është e qartë që do të jetë favorit për vendin e parë. E gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-6. Për skuadrën mike, që fiton tre pikët e para.
Ja skeda e ndeshjes:
Shqiperia 1-6 Portugali
Teqja Bruno Varela
Vojvoda Tobias Figueiredo
Prenga Rafa
Qose ’46 Neves
Laci Fernandes ’66
Rashica Andre Silva
Latifi Marco lopes
Marku Mauro
Cekici ’72 Edgar
Gino ’46 Carlos Mane ’46
Rrahmani Bruma ’57
Nderrimet: (’46 Gavazaj,Ymeraj, ’72 Lulaj); (’46 Martins, ’57 Horta, ’66 Guzzo)
Kartone te verdhe: (’19 Prenga, ’43 Cekici, ’80 Latifi)
Golat: ’31 Ruben Neves, ’36 Marco Lopes, ’43’45’62 Andre Silva, ’70 Ricardo Horta, ’83 Rashica
Trajnere: Redi Jupi Rui Jorge

















