Shorti i UEFA Women's Champions League, Vllaznia e femrave njeh kundërshtarin - FSHF

Shorti i UEFA Women’s Champions League, Vllaznia e femrave njeh kundërshtarin

Kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia është njohur me shortin e raundit të parë eliminator të UEFA Women’s Champions League.

Sipas shortit të UEFA-s, vajzat kuqeblu do të përballen me fituesen e çiftit Ferencvárosi TC (HUN) – KKS Czarni Sosnowiec (POL), sfidë kjo që luhet më datën 18 gusht 2021.

Ndërsa më 21 gusht 2021, Vllaznia për femra do të presë në Shkodër ekipin që do të kalojë këtë provë të parë. Nëse arrin të kalojë raundin e parë, kampionia e Shqipërisë do të duhet të luajë shanset në raundin e dytë të Women’s Champions League, ku çiftet do të përcaktohen sërish me short, ndërsa sfidat e para do të luhen më 31 gusht/1 shtator dhe ato të kthimit më 8/9 shtator.

Dhe nëse Vllaznia do të kalojë raundin e dytë do të kualifikohet për në fazën e grupeve të Champions, çka do të përbënte një sukses të madh për kampionen e Shqipërisë dhe për futbollin e femrave.

Vitin e kaluar skuadra kuqeblu kaloi raundin e parë, duke eliminuar kampionen e Turqisë, ALG Spor, por nuk mundi të shkonte më tej raundit të dytë pasi u mund nga Minsk.