Shorti i Evropianit, Kombëtarja U-19 për femra njeh rivalët - FSHF

Shorti i Evropianit, Kombëtarja U-19 për femra njeh rivalët

Kombëtarja shqiptare U-19 për femra është njohur sot me rivalet që do të ketë përballë në eliminatoret e Evropianit 2018. Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka vënë përballë përfaqësuesen shqiptare të drejtuar nga trajneri Nevil Dede me Spanjën, Ukrainën dhe Azerbajxhanin në Grupin 4.

Takimet e këtij grupi eliminator do të luhen në Shqipëri në datat 25 deri më 31 tetor të vitit të ardhshëm. Plot 48 skuadra do të marrin pjesë në fazën kualifikuese të këtij kompeticioni, teksa faza finale do të luhet në Zvicër. E veçanta e këtij edicioni është edhe debutimi i Kosovës, që është shortuar në Grupin 1 me Gjermaninë, Islandën, Malin e Zi dhe Kosovën.  

 

Skuadrat që renditen në dy vendet e para të grupit kualifikohet për në “Elite Round”. Kualifikueset e Euro 2018 do zhvillohen në muajt shtator-tetor 2017.  

Grupi 4 (25–31 tetor): Spanjë, Ukrainë, Azerbajxhan, Shqipëri