Shorti i EURO 2017 për femrat - FSHF

Shorti i EURO 2017 për femrat

Kombëtarja e femrave ka njohur kundërshtarët e saj për eliminatoret e Kampionatit Evropian. Të hënën në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për UEFA Women’s EURO 2017. Vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Rraklli jane pjese  e grupit të tretë ku ndodhet edhe Franca, Ukraina e Rumania. Skuadra e Rrakllit ka si kundërshtar më të vështirë Francën, që është pjesë e fazës finale rregullisht prej vitit 1997. Vajzat franceze renditen të dytat në klasifikimin e UEFA-s. Faza  finale do të mbahet në vitin 2017 në Holandë dhe do të ketë 16 kombëtare. Ndeshjet e Kombëtares: 

22.10.2015 Shqipëri-Greqi

27.10.2015 Rumani-Shqipëri

27.11.2015 Shqipëri-Francë

26.01.2016 Greqi-Shqipëri

04.03.2016 Shqipëri-Ukrainë

08.04.2016 Ukrainë-Shqipëri

02.06.2016 Shqipëri-Rumani

20.09.2016 Francë-Shqipëri


Duke kontrolluar karten...