Zyra Rajonale Shkoder ne bashkepunim me klubin “Vllaznia”, ka organizuar të premten kupën “Zija Dani”. Ky aktivitet i është kushtuar ish-portierit të Vllaznisë në vitet 1960-70. Në të merrnin pjesë 4 ekipe femrash, të zonës së Shkodrës. TheDoor, Vllaznia, Juban Danja dhe AAS, kanë qenë katër emrat që u ndeshën me njera tjetrën. Në finale Vllaznia mundi The Door, duke u bërë fituese e aktivitetit. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe ishfutbollistë të njohur të Vllaznisë në vite si, Frederik Capaliku, Nikoll Gjergji, Ismet Hoxha, Selami Dani, Esat Rakiqi, Avenir Dani, Armir Grima etj.

















