Shkëmbim arbitrash mes Shqipërisë dhe Maltës - FSHF

Shkëmbim arbitrash mes Shqipërisë dhe Maltës

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Maltës kanë arritur një akord të përbashkët në fushën e gjykimit. Së fundmi është nënshkruar edhe një marëveshje ndermjet palëve për shkëmbim arbitrash në ndeshjet e ndryshme të kompeticioneve, si në Shqipëri, edhe në Maltë. Por, duke mos mbetur vetëm në këtë kuadër, por edhe në shkëmbimin e përbashkët të përvojë në fushën e gjykimit duke planifikuar kurse të ndryshme trainimi për përgatitjen e arbitrave, si në Maltë, edhe në Shqipëri. Nga ana tjetër sipas marëveshjes, arbitrat shqiptarë dhe ata të Maltës do të jene prezentë me paraqitjet e tyre në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por edhe të parë, në të dy federatat. Gjithashtu, kjo marëveshje përfshin edhe prezencën e vëzhguesve të të dy palëve në ndeshjet e kategorive të mësipërme, shoqëruar kjo edhe më kurset e ndryshme të trainimit. Në këtë kuadër nuk do të mungojnë edhe gjykimet respektive në të dy kampionatet, sipas kërkesave të caktuara nga federatat përkatëse. Një marëveshje e tillë do të futet në funksion sa më shpejt dhe do të nisë menjëherë me një plan të detajuar bashkëpunimi mes sektorëve të të dy federatave.