Pas marëveshjes me Federatën e Maltës për shkëmbim të arbitrave dhe për rjedhojë edhe të vënies në zbatim të saj, së fundmi është arritur një akord bashkëpunimi mes Federatës së Futbollit dhe Federatës së
Luksemburgut për shkëmbim të arbitrave në ndeshje të ndryshme, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në atë luksemburgas. Marëveshja pritet të nisë menjëherë fundjavën e ardhëshme në datë 22 prill ku prej Luksemburgut do të vijnë trupat e arbitrave për gjykim në ndeshjet e kampionatit shqiptar, aty ku dhe Sektori i Garave do të vendosë se në cilën, apo cilat ndeshje do të nevojiten treshet e huaja në gjykim (në rastin konkret ato të Luksemburgut), si në Kategorinë Superiore, ashtu edhe në atë të Parë. Po kështu, edhe arbitrat shqiptarë do të jenë sipas kërkesës së Federatës përkatëse në takimet e kampionatit atje në Luksemburg. Po kështu edhe kurset dhe klinikat e trainimit mes arbitrave të të dy vendeve janë pjesë e bashkëpunimit mes dy federatave.

















