Serbi – Shqipëri, shtyhet vendimi - FSHF

Serbi – Shqipëri, shtyhet vendimi

Është shtyrë vendimi i Komisionit të Kontrollit Etikës dhe Displinës në UEFA, në lidhje me ndeshjen Serbi – Shqipëri, luajtur në stadiumin “Partizani” të Beogradit më datë 14 tetor 2014.
Takimi është ndërprerë në minutën e 41 të pjesës së parë, për të mos vazhduar më. Në bazë të rregullores së UEFA-s, të dyja palët, si Federata Shqiptare e Futbollit ashtu edhe Federata e Futbollit të Serbisë, kanë paraqitur dosjet e tyre me argumente juridike të mbështetura në pamje filmike dhe foto.
Mbledhja për shqyrtimin e provave do të zhvillohet sot, sipas programit, deri në marrjen e vendimit. Komunikimi mbi këtë vendim do të jepet nesër dhe do të bëhet publik nga UEFA.


Duke kontrolluar karten...