Është zhvilluar sot në Federatën Shqiptare të Futbollit, seminari me vëzhguesit e kategorisë së tretë. Në qendër të vëmendjes gjatë këtij seminari, kanë qenë spjegimi i ndryshimeve në rregulloren e lojës si edhe analiza e pjesës së parë të sezonit. Nëpërmjet shembujve konkretë të demostruara n video të ndryshme, sektori i vëzhguesve në FSHF ka prekur problematikën më të rëndësishme për këtë kategori. “Me këtë seminar të fundit, ne kemi mbyllur analizën e pjesës së parë të sezonit për të gjitha kategoritë. Kemi përfituar nga rasti, për të njohur vëzhguesit edhe me ndryshmet e reja në rregulloren e lojs”- ka deklaruar për Ueb-in zyrtar, përgjegjësi i sektorit të vëzhguesve në FSHF, Petrit Brahja.

















