Sot, paradite në sallën e konferencave te Federatës Shqiptare të Futbollit, u zhvillua seminari me vëzhguesit e Kategorisë së Dytë. Në qendër të vëmendjes së seminarit, ka qenë analiza dhe problematika e deritanishme e edicionit futbollistik të kësaj Kategorie. Më pas, vëzhguesit janë njohur edhe me ndryshimet e reja, në rregulloren e futbollit dhe interpretimin e tyre. Sipas, përgjegjësit të vëzhguesve në Federatën Shqiptare të Futbollit Petrit Brahja: “Ky seminar, do t’ju shërbejë sa më mirë vëzhguesve, për javët e mbetura të sezonit në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur, për fundin ose pjesën më të vështirë të tij”. Seminari u mbyll sot.

















