Seminar me trajnerët e moshave në Kamëz - FSHF

Seminar me trajnerët e moshave në Kamëz

Në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare Kamëz, u zhvillua një seminar stërvitor azhornues me temë “Tranzicioni  pozitiv dhe negativ në futboll”. Ky seminar u mbajt nga trajneri i kombëtares shqiptare për moshën U- 15  Alessandro Recenti. Ai ka një ekperiencë të madhe në organizimet e seminareve për azhornimin e trajnerëve me të rejat e fundit në futboll.  Në këtë seminar morën pjesë shumë trajnerë të moshave, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri.