Sot paradite, në Federatën Shqiptare të Futbollit është zhvilluar Seminari Kombëtar me Delegatët. Kjo iniciativë e Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka patur për qëllim prekjen e pikave kyçe në organizmin e një ndeshjeje futbolli. Ato ishin:
- Vendosja në një vend të sigurtë në stadium, e tifozerisë udhëtuese, në mënyrë që të mos jetë pranë tifozerisë vendase për të shmangur konfliktet e mundëshme.
- Hyrja në kontakt paraprak me klubet, disa ditë përpara fillimit të ndeshjes me policinë në lidhje me masat që duhen marrë për pritjen e ekipit dhe tifozëve miq.
Gjatë seminarit, janë trajtuar edhe problem të tjera, që kanë dalë gjatë organizmit të ndeshjeve në futbollin shqiptar.

















