Korça priti seminarin e arbitrave dhe asistentet e kat pare dhe te dyte, që u zhvillua në këtë qytet nga data 11 deri më 15 gusht. Ky aktivitet, u organizua nga Sektori i Arbitrave ne FSHF, ne bashkëpunim me Shoqaten Bashkimi I Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF). Në ditët e seminarit, u analizua nga ana e komisionit të merites dhe vlerësimit, puna e arbitrave gjatë vitit 2013-2014. U morën në analizë nëpërmjet pamjeve vizive, vendimet e sakta dhe te gabuara të arbitrave dhe asistentëve në Kampionat dhe Kupë.
Më pas, seminari ka vijuar me trajtimin nga ana e instruktoreve Plarent Kotherja dhe Sokol Jareci, të aplikimit të arbitrave të vijës fundore, e cila eshte dhe risija e këtij seminari si dhe e kampionatit ku në çdo javë të tij, do të arbitrohet një ose dy ndeshje me arbitrat e vijës fundore.
Inspektorët Bujar Pregja dhe Albano Janku, trajtuan disa situata të prekjes së topit me dorë dhe pozicionit jashte loje.
Në pjesën e dytë të seminarit ishin testimet fizike, të cilat u zhvilluan në stadiumin “Skenderbeu” ku arbitrat dhe asistentët bene një paraqitje të kënaqshme, gjë e cila është dhe një siguri për mbarëvajtjen normale të edicionit 2014 – 2015.

















