Seleksionimet, gati plani për në Shqipëri dhe Europë - FSHF

Seleksionimet, gati plani për në Shqipëri dhe Europë

Do të nisin seleksionimet për kandidatët e ekipeve kombëtare të Shqipërisë për datëlindjet 1999, 2001 dhe 2003. Ky proces, do të zhvillohet me futbollistë që aktivizohen në Shqipëri dhe jashtë saj. Në fazën e parë, do të seleksionohen kandidatët që aktivizohen në Shqipëri. Për të gjitha zonat, seleksionimet do të zhvillohet më datë 28, 29 dhe 30 nëntor. Ndërkohë Sektori i Ekipeve Kombëtare, ka përgatitur një grafik dhe një plan të detajuar për të gjitha datat e selesionimeve. I njëjti process është zhvilluar edhe vitin e kaluar në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Zvicër.

Grupi i seleksionuesve do të përbëhet nga Paolo Tramezzani (drejtor teknik), Xhemal Mustedanagiç (trajner i ekipit U-17 ), Alesandro Recenti (trajner i ekipit U-15). Si edhe dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, specialistët Vasil Bici dhe Abdyl Kuriu. I gjithë proçesi do të organizohet dhe nga dokumentohet nga ana e Drejtorisë së Ekipeve Kombëtare. Ja dhe datat, oraret dhe vendet ku do të zhvillohen seleksionimet.

Seleksionimet në Shqipëri:

Datëlindja 1999: 28 nëntor, në orën 13:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Datëlindja 2001: 29 nëntor, në orën 10:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Datëlindja 2003: 30 nëntor, në orën 13:00 ne “Qendrën e Ekipeve Kombëtare” Kamëz

Seleksionimet jashtë:

Datëlindja 99-2000-2001-2002: 6 dhjetor ora 10.00 (Itali Perugia) adresa: Loc. Santa Sabina –Via Cesare Pavese.

Datëlindja 99-2000-2001-2002: 7 dhjetor ora 10.00 (Itali Parma) adresa: Loc. Colorno – Via IV Novembre.

Datëlindja 2003-2004: 8 dhjetor ora 14.00 (Itali Sarnico, Bergamo) adresa: Centro Sportivo Bortolotti, Via Opimpia.

Datëlindja 1999-2000: 10 dhjetor ora 10.00 (Zvicër Zyrih) adresa : Sportanlage MoosGiessenstrasse 8910 Affoltern am Albis.

Datëlindja 2001-2002-2003-2004: 11 dhjetor ora 10.00 (Zvicër Zyrih) adresa : Sportanlage MoosGiessenstrasse 8910 Affoltern am Albis.

Datëlindja 1999-2000: 13 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Athinë) adresa: Qendra Sportive RUF, Petrou Ralli 58 Tavos Athinë.

Datëlindja 2001-2002-2003-2004: 14 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Athinë) adresa: Qendra Sportive RUF, Petrou Ralli 58 Tavos Athinë.

Datëlindja 1999-2000-2001-2002-2003-2004: 15 dhjetor ora 09.00 (Greqi, Selanik) adresa: Qendra Sportive Makedonikos FC Periferiaki odos- komvos Efkarpias Selanik.