Seleksionime në Kosovë, Zvicër, Gjermani - FSHF

Seleksionime në Kosovë, Zvicër, Gjermani

Drejtoria e ekipeve kombetare ka planifikuar nje aktivitet te ngjeshur seleksionues me kandidatet per ekipet kombetare të moshave ne Kosove, Zvicer dhe Gjermani. Do te jene tre kategori moshash qe do te seleksionohen, datelindja 1996, 1998 dhe 1999. Grupi i seleksionit do te jetë i përbërë nga Redi Jupi, Drejtor i Ekipeve Kombëtare, Foto Strakosha trajner i ekipit kombetar U-19, Xhemal Mustedanagiç trajner U-17. Ata do te operojnë sipas ketij plani te detajuar: Në datat 17-18 prill, seleksionimi do të zhvillohet në Kosovë dhe të ftuar do të jenë rreth 40 futbollistë. Më datë 20 dhe 21 prill seleksionimi do të zhvillohet në Zvicër dhe të ftuar do të jenë rreth 60 futbollistë. Më datat 22 dhe 23 prill, seleksionimi do të zhvillohet në Gjermani dhe të ftuar do të jenë 50 futbollistë.