Sekretari i FSHF Ilir Shulku sqaron mediat - FSHF

Sekretari i FSHF Ilir Shulku sqaron mediat

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, ka dalë përpara gazetarëve në një konferencë për shtyp të organizuar të shtunën në drekë. Temat kryesore në të cilat është ndalur nr.1 i ekzekutivit të FSHF, kanë qenë shtyrja e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë dhe Kupës së Shqipërisë, dhuna e shfaqur në mesjavë në qytetin e Shkodrës e qëndrimi ndaj saj, si edhe strategjitë që duhen ndjekur për ta paralandaluar këtë fenomen.

Në lidhje me shtyrjen e kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë dhe (rjedhimisht) Kupës së Shqipërisë, Sekretari i FSHF renditi si arsye kryesore mosplotësimin e dokumentacionit, infrastrukturës dhe në mënyrë të veçantë mosshlyerjen e detyrimeve sipas rregulloreve të FSHF. Në lidhje me këtë të fundit si dhe përcaktimin e datës së fillimit të kampionatit, është vendosur, që pas mbledhjes së informacionit të nevojshëm, do të bëjë të gjitha rekomandimet për datën e fillimit dhe për skuadrat që nuk arrijnë të plorësojnë detyrimet.

Pastaj Sekretari Shulku preku temën e dhunës në stadium. “Ne jemi të vendosur që ndaj atyre që kërkojnë të prishin imazhin e futbollit të veprojmë me tolerancë zero. Vendimet e Komisionit të Disiplinës e tregojnë këtë” – ishte reagimi i Shulkut. Nga ana tjetër, ai theksoi se kërkohet një bashkëveprim me të gjithë organizatorët. Shulku përsëriti qëndrimin zyrtar të FSHF, se pa një veprim profesional dhe efikas të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, FSHF e vetme e ka të vështirë të reagojë ndaj veprimeve të tilla të dhunshme.

Ai përshëndeti mbledhjen së afërmi të Komisionit Anti-dhunë, ku do të diskutohet në lidhje me ngjarjet e fundit dhe për masat që duhet të merren në mënyrë që të parandalohen veprime të tilla huligane në futbollin shqiptar.


Duke kontrolluar karten...