Kombëtarja jonë, në Republikën e San Marinos tashmë që prej datës 5 qershor, ndeshet sonte me kombëtaren e këtij vendi. Në rradhët e kuqezinjve ka shumë mungesa për arsye të ndryshme dhe në rrezik ishte edhe Kaçe për një dëmtim në stërvitje, por trajneri De Biasi, së bashku me stafin e tij, mund të jenë më të qetë pas konfirmimit të doktorit dhe vetë reagimit të lojtarit. Ai do të jetë në fushë sonte.

San Marino – Shqipëri
08/06/2014 10:24 AMTrajneri vlerëson më se pozitivisht këtë skuadër të re në përbërjen e saj dhe ka kërkuar nga skuadra jonë që kjo ndeshje, si gjithë të tjerat, të vlerësohet maksimalisht, pavarësisht faktit që është një miqësore dhe që San Marino konsiderohet një kombëtare “modeste”.
Ndërkohë pritshmëria e tifozerisë për këtë ndeshje ka qenë e vakët por ka patur një rritje të ndjeshme të interesimit në orët e para të ditës së sotme.
Ndeshja do të luhet sonte në orën 20.30 në Stadiumin olimpik të Serravalle-s, me kapacitet rreth 7.000 vende ulur dhe fushë gjysëm sintetike. Ky stadium është ndërtuar më vitin 1970 dhe është ristrukturuar në vitin 1990.
















