Sadiku s'ja del, rikthehet Cani - FSHF

Sadiku s’ja del, rikthehet Cani

Armando Sadiku, bomberi kuqezi nuk do te jete ne dispozicion te trajnerit dhe stafit te tij per dy ndeshjet e radhes kunder Lihtenshtejnit dhe Spanjes. Ne vend te tij eshte thirrur Edgar Cani, qe do ti bashkohet skuadres sonte ne mbremje. Ne konferencen per shtyp, te dhene diten e shtune, ne lidhje me Sadikun, trajneri De Biasi deklaroi: Sadikun do ta shohim nga afer dhe do te mesojme kur te grumbullohemi ne Zvicer. Sot paradite, i shoqeruar nga stafi mjeksor i skuadres ai ka shkuar ne Zyrih, per te kryer nje rezonance manjetike. Vendimi i stafit mjeksor ka qene, qe futbollisti nuk mund te aktivizohet. Per kete arsye,trajneri De Biasi ka vendosur qe te therrase sulmuesin Edgar Cani, qe aktivizohet ne Itali me skuadren e Pizes. Ndeshja e tij e fundit me kombetaren, ka qene humbja ne Rejkjavik kunder Islandes 2-1.


Duke kontrolluar karten...