S’ ka ndryshime: Shqipëri – Izrael, luhet në Shkodër - FSHF

S’ ka ndryshime: Shqipëri – Izrael, luhet në Shkodër

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës. Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit. FSHF, rikonfirmon se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Gjithashtu njoftohet se shitja e biletave, vazhdon normalisht. Ajo i bën thirrje mediave, që të jenë më profesionale në publikimin e lajmeve të tilla pa asnjë citim zyrtar, të cilat s’bëjnë gjë tjetër vetëm çorodisin publikun.