Rinovohet liçenca “UEFA A” për 20 trajnerë - FSHF

Rinovohet liçenca “UEFA A” për 20 trajnerë

Ka përfunduar sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, rinovimi i Liçensës “UEFA A”, për 20 trajnerë nga Kosova. Proçedura e rinovimit u krye brenda dy ditëve në shkollën e trajnerëve. Si zakonisht, ajo u organizua nga specialistët Astrit Maçi dhe Alban Tafaj dhe lektorët e tjerë të lëndëve profesionale. “Proçesi i rinovimit të liçencës, është mjaft i rëndësishëm për teknikët dhe kualifikimin e tyre. Në të ardhmen, ai do të vazhdojë edhe për nivele të tjera liçencash”-u shprehën për faqen zyrtare të FSHF, specialistët e Sektorit të Edukimit.

Gjithashtu, Sektori i Edukimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, njofton se do të organizojë një tjetër kurs, që fillon ditën e hënë. Ky kurs do të jetë për kualifikimin e kuadrit Drejtor Klubi Futbolli.