Rikthehet përsëri Kupa "Coca – Cola” - FSHF

Rikthehet përsëri Kupa “Coca – Cola”

Vazhdon të ndiqet me një interesim të madh, Kampionati i Dytë i shkollave 9 vjeçare ose Kupa “Coca – Cola”, rikthehet përsëri në futbollin shqiptar të shkollave.

Nëpërmjet zyrave rajonale në Fier, Durrës, Korçë, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanë mbështetur iniciativën e kompanisë “Coca – Cola”, për pëhapjen dhe masivizimin e futbollit nëpër shkolla. Tashmë kampionati i futbollit i shkollave 9-vjeçare, është një realitet që fëmijët e prekin përditë. Ky organizim, ka hyrë në javën e tretë dhe tashmë po përvijohen edhe skuadrat pretendente, duke e bërë tepër tërheqëse luftan sportive. Ajo, që të bën përshtypje është fakti se ndeshjet ndiqen nga bashkëmoshatarët e lojtarëve në fushë, duke e bërë edhe më interesante garën.

Durrës:

Federata Shqiptare e Futbollit, Zyra Rajonale Durres ne bashkepunim me kompanine “Coca- Cola”, ka nisur Kampionatin e Dyte Kombetar ose Kupën “Coca Cola”.

Ky aktivitet zhvillohet midis 8 shkollave 9-vjecare te qytetit te Durresit. Ne te aktivizohen rreth 160 nxenes Ky aktivitet ka mbyllur javën e dytë dhe bëhet gati për të tretën. Ne ceremonine e hapjes ishte pergjegjesi i Zyres Rajonale FSHF Durres Arber Kalemi i cili pershendeti ekipet pjesemarres dhe bashkepunetoret e ketij aktiviteti.

Grupi A

(Java e parë)

“Shaqe Mazreku” – “Eftali Koçi” 0-1

“Vinçens Prendushi” – “Bajram Curri” 4-1

(Java e dytë)

“Eftali Koçi” – “Vinçens Prendushi” 4-3

“Bajram Curri” – “Shaqe Mazreku” 3-1

Grupi B:

(Java e parë)

“Nënë Tereza” – “Marie Kaculini” 3-1

“Hasan Koçi” – “Qemal Mici” 1-1

(Java e dytë)

“Marie Kaculini” – “ Hasan Koçi 1-6

“Qemal Mici” – “Nënë Tereza” 3-0

Tiranë

Në ceremoninë e hapjes së kampionatit të dyte kombëtar të shkollave 9 vjeçare, fjalimin pershendetes e mbajti pergjegjesi i FSHF-se per rajonin e Tiranes Agim Mone, si

dhe perfaqesuesja e Ministrise se Arsimit dhe Sporteve Elvira Baze. Ne kete kampionat marrin pjese 10 shkolla, 9-vjecare te kryqytetit, të cilat janë ndarë në dy grupe nga 5 ekipe. Aktiviteti në rajonin e Tiranës, zgjat deri në fund të nëntorit. Më pas do të luhet faza Play Off

Play Off-et midis qyteteve ku edhe do te shpallet ekipi kampion kombetar per shkollat 9-vjecare te vendit. Ceremonia e hapjes dhe ndeshjet e javës së parë e të dytë, u zhvilluan në një ambjent festiv dhe sportiv, ku kishin ardhur edhe nxënës të shkollave 9-vjeçare për të ndjekur ekipet e tyre.

Grupi A:

(Java e parë)

“Naim Frashëri” – “Mëzezi” 3-2

“Dora D’Istria” – “Kongresi i Manastirit” 0-0

(“Farka” pushim)

(Java e dytë)

“Kongresi i Manastirit” – “Farka” 2-0

“Mëzezi” – “Dora D’Istria” 0-0

(“Naim Frashëri” pushim)

Grupi B:

(Java e parë)

“Emin Duraku” – “Pjetër Budi” 6-0

“Sabaudin Grabrani” – “Vasil Shanto” 3-0

(“Edit Durham pushim)

(Java e dytë)

“Vasil Shanto”- “Edit Durham” 0-4

“Sabaudin Grabrani” – “Pjetër Budi” 0-3

(“Vasil Shanto” pushim)

Elbasan Ne Elbasan ka startuar kampionati I dyte kombetar i shkollave 9-vjecare te qytetit. Ky aktivitet mundesohet nga kompania “Coca Cola” ne bashkepunim me FSHF-ne dhe ministrine e Arsimit dhe Sportit. Aktiviteti me ceremonine e hapjes, ku fjalimin peshendetes e mbajti pergjegjesi per zonen e Elbasanin Artin Kovaci si dhe kryeinspektori i Drejtorise Arsimore rajonale Elbasan Alqi Qabiri. Ne kete kampionat marrin pjese 8 shkolla 9-vjecare te qytetit si: “Jorgji Dilo”, “Qemal Haxhihasani”, “Ali Agjahu”, “Naim Frasheri”, “Bardhyl Popa”, “Adem Paralloi”, “Bradasheshi”, “Jeronim De Rada”. Rezultatet e ndeshjeve të dy javëve të para ishin keto:

Grupi A

(Java e parë)

“Jorgji Dilo” – “Qemal Haxhihasani” 3-3 “Ali Agjahu” – “Naim Frashëri” 3-0

(Java e dytë)

“Qemal Haxhihasani” – “Ali Agjahu” 3-0

“Naim Frashëri” – “Jorgji Dilo” 0-0

Grupi B

(Java e parë)

“Bardhyl Popa” – “Adem Paralloi” 1-2 “Bradasheshi” – “Jeronim De Rada” 5-1

(Java e dytë)

“Adem Paralloi” – “Bradasheshi” 2-3

“Jeronim De Rada” – “Bardhyl Popa” 0-1

Korçë

Në aneksin e stadiumit Skenderbeu, u zhvillua ceremonia e fillimit të kampionatit të shkollave 9-vjeçare “Kupa Coca-Cola” për qytetin e Korçës. Në këtë ceremoni morën pjesë rreth 200 nxënës të tetë shkollave, të cilat janë pjesë e ketij kampionati. Gjithashtu morën pjesë drejtues te drejtorise arsimore rajonale Korçe, përfaqësues të klubit Skenderbeu, edhe FSHF-se. Ky aktivitet paqyrohet nga televizionet dhe mediat lokale. Deri më tani janë zhvilluar dy ndeshjet e para për çdo grup:

Grupi A:

(Java e parë)

” Sotir Gura” – “Stavri Themeli” 2-0

“Agimi” Maliq – “Nuçi Naçi” 4-0

(Java e dytë)

Stavri Themeli – “Agimi” 1-3

“Sotir Gurra” – “Nuçi Naçi” 3-4

Grupi B:

(Java e parë)

“Sevasti Qirjazi” – Mësonjëtorja e Parë” 4-2

“Pandeli Çali” – “Naum Veqilharxhi” 3-0

(Java e dytë)

“Mësonjëtorja e Parë” – “Pandeli Çali” 6-1

“Sevasti Qirjazi” – “Naum Veqilharxhi” 3-1

Shkodër

Në ditën e parë dhe të dytë, të kampionatit të shkollave 9 vjeçare, të organizuar nga “Coca-Cola” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të futbollit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit,

mori pjesë përfaqësuesi i aktiviteteve sportive Entri Çaku, Nga DAR I shkodrës. Të pranishëm ishin edhe mediat lokale si: TV Star Plus, Rozafa, Antena Nord. Për të ndjekur ekipet e tyre vijnë në këtë aktivitet edhe shumë nxënës si tifozë. Ndeshjet u zhvilluan në një atmosferë festive. Në dy ndeshjet e para u arritën këto rezultate:

Grupi A:

(Java e parë)

” Ndre Mjeda” – “Salo Halili” 1-3

“Mati Logoreci” – “Skënderbeu” 1-3

(Java e dytë)

“Salo Halili” – “Mati Logoreci” 1-2

“Skënderbeu” – ” Ndre Mjeda” 1-0

Grupi B:

(Java e parë)

“Ismail Qemali” – “Azem Hajdari” 6-1

“H.SH. Shamija” – “Branko Kadija” 3-1

(Java e dytë)

“Azem Hajdari” – “H.SH. Shamija” 2-3

“Branko Kadija” -“Ismail Qemali” 0-2

Fier

Ne ambientet e akademise se futbollit Apolonia” në qytetin e Fierit u zhvillua ceremonia e celjes se kampionatit kombetar te shk.9-vjecare ose “Coca Cola – Cup” sezoni i dyte. Marrin pjesë tetë shkolla 9 vjeçare të qytetit. Në ceremoninë e hapjes dhe në javën e dytë të këtij kampionati morën pjesë, mesues te edukimit fizik, trajnere të moshave të FK Apolonia, etj. Ceremonia dhe ndeshjet e dy javëve të këtij aktiviteti janë pasqyruar edhe në Televizionet locale si TV Kombi, TV Apollon, të cilët gjetën hapërsira për të në edicionet e tyre të lajmeve.

Grupi A:

(Java e parë)

“Naim Frashëri” – “Mark Dashi” 5-4

“Pinellopi Pirro” – “Kristaq Shtëmbari” 0-3

(Java e dytë)

“Kristaq Shtëmbari” -“Naim Frashëri” 2-8

“Mark Dashi” – “Pinellopi Pirro” 3-0

Grupi B:

(Java e parë)

“Andon Xoxa” – “Liko Kostandini” 7-0

“Jani Bakalli” – “Liri Gerro” 3-0

(Java e dytë)

“Liri Gerro” – “Andon Xoxa” 0-3

“Liko Kostandini” – “Jani Bakalli” 0-10