Rey Manaj vendimtar me klubin, gjen golin e dytë në Serie A - FSHF

Rey Manaj vendimtar me klubin, gjen golin e dytë në Serie A

Rei Manaj ka bërë një paraqitje të shkëlqyer mbrëmjen e kaluar me Spezian në Itali, duke qenë edhe një nga faktorët kryesorë në dy golat e shënuar nga skuadra e tij.

Fillimisht, sulmuesi shqiptar ka ekzekutuar në mënyrë të saktë një 11-metërsh, duke e kthyer në gol dhe duke barazuar në mënyrë të përkohshme rezultatin për Spezian në minutën e 12-të.

Manaj ka qenë protagonist edhe në golin e dytë të Spezias, duke fituar një penallti. Futbollisti kuqezi goditi topin drejt portës kundërshtare, por dora e njërit prej mbrojtëssve të Salernitanëd e ndërpret, duke shkaktuar 11-metërsh, që kthehet në gol nga Verde. Rey luajti për 76 minuta, duke u zëvendësuar më tej nga Nzola.

Rey Manaj është vlerësuar me notën 7.1 nga uebsajti i specializuar për statistika “SofaScore”, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në radhët e skuadrës së tij që është pjesë e Serisë A në Itali. Ky është goli i dytë për të në 17 ndeshje të luajtura, 10 prej të cilave që nga minuta e parë.