“Replay Snack Elka Cup 2026”/ Përcaktohen gjysmëfinalistet në 8 qendrat rajonale, rritet intensiteti i garës mes shkollave - FSHF

“Replay Snack Elka Cup 2026”/ Përcaktohen gjysmëfinalistet në 8 qendrat rajonale, rritet intensiteti i garës mes shkollave

Turneu i shkollave “Replay Snack Elka Cup 2026”, i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatat Rajonale dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Arsimit, si edhe me mbështetjen e kompanisë Elka, ka hyrë në një fazë vendimtare, teksa janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale në të tetë qendrat rajonale të vendit dhe janë përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste, si për djemtë, ashtu edhe të vajzat.

Pas një rruge konkurruese dhe me nivel të lartë përfaqësimi nga shkollat pjesëmarrëse, ekipet kanë dhuruar ndeshje emocionuese dhe atmosferë pozitive, duke reflektuar objektivin kryesor të këtij projekti, promovimin e futbollit dhe aktivizimin e të rinjve në të gjithë vendin.

Në ndeshjet çerekfinale për djem, spikati fitorja bindëse e “Petro Nini Luarasi” (Tiranë), që kaloi me rezultatin 5-0 ndaj “Leonik Tomeo” (Durrës), ndërsa “Themistokli Gërmenji” (Korçë) siguroi kualifikimin pas goditjeve të penalltive ndaj “Sali Ceka” (Elbasan). “Prenk Jakova” (Shkodër) triumfoi minimalisht ndaj “Atë Shtjefën Gjeçovi” (Lezhë), ndërsa “Perikli Ikonomi” (Fier) fitoi 3-0 përballë “Siri Shapllo” (Gjirokastër).

Në futbollin e vajzave, “Mervete Peza” (Tiranë) siguroi një fitore 4-2 ndaj “Nënë Tereza” (Durrës), ndërsa “Naim Frashëri” (Korçë) u kualifikua pas penalltive ndaj “Sule Misiri” (Elbasan). Një tjetër duel i fortë ishte ai mes “Prenk Jakova” (Shkodër) dhe “Atë Shtjefën Gjeçovi” (Lezhë), ku kualifikimi u vendos nga pika e bardhë në favor të ekipit nga Lezha. Ndërkohë, “Urani Rumbo” (Gjirokastër) avancoi më tej pas fitores 2-1 ndaj “Kristaq Shtëmbari” (Fier).

Tashmë vëmendja zhvendoset te gjysmëfinalet, ku pritet të vijojë rivaliteti dhe emocionet e këtij turneu gjithëpërfshirës.

Programi i gjysmëfinaleve:
Djem
“Petro Nini Luarasi” (Tiranë) – “Prenk Jakova” (Shkodër), 29 prill, ora 11:00, “Shtëpia e Futbollit”
“Themistokli Gërmenji” (Korçë) – “Perikli Ikonomi” (Fier), 29 prill, ora 11:00, Fier

Vajza
“Mervete Peza” (Tiranë) – “Atë Shtjefën Gjeçovi” (Lezhë), 28 prill, ora 10:00, “Shtëpia e Futbollit”
“Naim Frashëri” (Korçë) – “Urani Rumbo” (Gjirokastër), 29 prill, ora 11:00, Fier

“Replay Snack Elka Cup 2026” vijon të konfirmohet si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit të moshave dhe forcimin e lidhjes së të rinjve me sportin, duke krijuar një ambient konkurrues, edukativ dhe gjithëpërfshirës në të gjithë Shqipërinë.


Duke kontrolluar karten...