Rei Manaj nuk ndalet, vazhdon të tregojë formë të mirë me Barcelona B - FSHF

Rei Manaj nuk ndalet, vazhdon të tregojë formë të mirë me Barcelona B

Rei Manaj po kalon një sezon fantastik me ekipin e Barcelona B.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës me ekipin e tij ditën e diel, në sfidën ndaj Ibizës.

Në minutën e 22-të të takimit, teksa shifrat ishin 0-0, shqiptari kaloi në avantazh ekipin, pas një goditjeje me kokë, duke i dërguar shifrat 1-0.

Ky është goli i 11-të i Rei Manajt me Barcelonën B këtë sezon, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Një lajm i mirë ky edhe për Kombëtaren shqiptare, që muajin e ardhshëm do të zhvillojë dy sfida në transfertë, ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.