Rreth 40 trajnerë, kanë kryer proçesin e rinovimit të liçencës “UEFA A”. Për disa ditë me radhë, Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka organizuar me trajnerët e pajisur me liçencën “UEFA A” rreth 15 orë kurs. Kanë qenë rreth 40 specialistë futbolli, të cilët janë përfshirë në këtë proces. “E kemi theksuar edhe herë të tjera, që proçesi i rinovimit është një proces i rëndësishëm për specialistët e futbollit sepse i njeh ata me të dhënat më të fundit dhe ndryshimet që kanë ndodhur”, deklaroi për Ueb-in zyrtar të FSHF, specialisti i Sektorit të Edukimit dhe një nga organizatorët e këtij proçesi Alban Tafaj.

















