Rajonalet e Tiranës U-13, fiton “Fari” - FSHF

Rajonalet e Tiranës U-13, fiton “Fari”

Ekipi U-13 “Fari”, është shpallur fitues i “Kupës së FSHF”, në aktivitetin e zhvilluar nga Zyra Rajonale Tiranë. Ky promocion, i Federatës Shqiptare të Futbollit, në të cilin kanë marrë pjesë 19 skuadra, ka shoqëruar të gjitha aktivitetet e njëjta, të grupmoshave të ndryshme, që janë zhvilluar këto ditë në kryeqytet.

 

Në finale e aktivitetit, kishin dalë tre skuadrat, që arritën të kualifikoheshin të parat në grup. Ato ishin “Tirana 9”, “Fari” dhe “Lapraka B. Në përfundim të ndeshjeve finale, fitues i “Kupës së FSHF”, është shpallur skuadra,  “Fari”. Trofeun e aktivitetit e ka dorëzuar Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku. Ndeshjet janë shoqëruar nga një atmosferë e ngrohtë dhe festive.