Promocion FSHF : Tifozet e Kombetares takojne idhujt Kuqezi - FSHF

Promocion FSHF : Tifozet e Kombetares takojne idhujt Kuqezi

Sot në mesditë, tifozë të shumtë të Kombëtares kanë patur mundësine të takojnë nga afër një grup lojtarësh të kombëtares në dyqanin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit I cili ndodhet në Rr. E Elbasanit (kryqezimi me Rr. Themistokli Germenji). Lojtarët Bekim Balaj, Migjen Basha, Andi Lila, Orges Shehi, Frederik Veseli dhe Naser Aliji kanë qenë sot të disponueshmëm për të gjithë tifozët entuziastë ku ne rend te ditës ishin “selfie”-t dhe autografet e shumtë në foto dhe bluzat që shumë prej tyre I kishin veshur fizikisht. Njoftojmë të gjithë tifozët se zbritja prej 30% për bluzat e Kombëtares që FSHF kishte organizuar bashkë me promocionin e sotëm do të vazhdojë për gjithë ditën.