Gianluca Stesina, do të jetë mjeku i ri i ekipit kombëtar. Ai është prezantuar, gjatë konferencës për shtyp, që trajneri Gianni De Biasi zhvilloi me gazetarët. “Fillimisht dua të falenderoj dr. Arben Çelikun për punën dhe kontributin që ka dhënë në ekipin kombëtar. Do të mbetet gjithmonë një mik i mirë për ne. Ndërkohë që Gianluca me të cilin njihem që në kohën kur drejtoja Torinon, do të jetë mjeku ynë i ri”- theksoi gjatë prezantimit trajneri i kombëtares.
Stesina ka qenë për 7 vjet mjeku sportiv i Torinos (2 vjet me skuadrën e parë dhe 5 vjet përgjegjës për skuadrën e parë). Ndërkohë që ka qenë për 4 vjet me Juventusi (përgjegjës për skuadrën e parë, fitues në tre kampionate dhe dy superkupa italiane).
Aktualisht ai punon si drejtor sanitar i Juventus Madical Centre, pjesë një strukture mjekësore sportive, më e rëndësishmja në Itali për rehabilitimin e lojtarëve.

















