Prezantohen sponsorët e edicionit ri - FSHF

Prezantohen sponsorët e edicionit ri

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar për publikun dhe median, sponsorët zyrtarë të ekipit kombëtar për edicionin e ri eliminator, të Kampionatit Europian Francë 2014. Në një aktivitet të organizuar në Resortin “Tropikal” në Durrës, tashmë rezidencë e Ekipit Kombëtar të futbollit, janë mbledhur së bashku,  perfaqësuesit e të gjitha kompanive partnere  për të mbështetur ekipin kombëtar. Pas prezantimit dhe çeljes së ceremonisë fjalen e ka marrë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z.  Armand Duka. “Kontributi dhe mbështetja e sponsorëve tanë është shumë e rëndësishme për skuadrën tonë kombëtare. Ajo krijon një suport të jashtëzakonshëm, i cili bashkë me atë të tifozëve dhe medias, rrethon me një atmosferë unike ekipin”-ka thënë ai.

Më pas, fjalën e ka marrë z. Alban Jaho, Drejtori i Përgjithshëm I kompanisë Digitalb, e mirënjohur në të gjitha trevat shqiptare me programet dhe kanalet e saj. Për këtë edicion, Digitalb do të jetë sponsor gjeneral i Ekipit tone Kombëtar.

Pas tij, kanë përshëndetur me rradhë të gjithë sponsorët e tjerë, që mbështesnin skuadrën kuqezi. Përfaqësuesit e “Uji Tepelena”, “Union Bank”, “Spitali Amerikan”, “Albantrans”, “Albpetrol” dhe “ Vas Tour”, të cilët janë shprehur të kënaqur për këtë bashkëpunim me FSHF.

Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar dhe stafi kuqezi i drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi.


Duke kontrolluar karten...