Sot paradite në Federatën Shqiptare të Futbollit, me iniciativën e kësaj të fundit, u mblodhën përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore. Takimi u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku. Në qendër të takimit ishte diskutimi në lidhje me logon e ardhëshme të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore dhe të Kupës së Shqipërisë. Pas prezantimit të tyre, në disa variante, përfaqësuesit e klubeve bënë sygjerimet përkatëse. Në takim morën pjesë, Drejtori i Departamentit të Garave Lysien Nurishmi, Departamentit të PR Jona Dervishi dhe i Marketingut Gazmend Malo.

















