Presidenti Tavecchio takim me Presidentin Duka - FSHF

Presidenti Tavecchio takim me Presidentin Duka

Presidenti i Federatës Italiane të Lojës së Futbollit (FIGC) Carlo Tavecchio, ka pritur delegacionin shqiptar të kryesuar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka. Me rastin e zhvillimit të ndeshjes miqësore Itali-Shqipëri sonte në mbrëmje në Genova, të dy federatat nëpërmjet përfaqësuesve të tyre më të lartë, patën një takim miqësor, të martën në drekën zyrtare. “Jemi të lumtur dhe të nderuar, të presim kombëtaren e Shqipërisë në Itali, për një ndeshje historike futbolli mes dy vendeve mike”-ka theksuar ndër të tjera në fjalën e tij, Presidenti Carlo Tavecchio, i cili ka konfirmuar se do të vazhdojë bashkëpunimi ekzistue mes dy Federatave.
Nga ana e tij, Presidenti i FSHF Armand Duka pasi ka falenderuar për mikpritjen dhe ka theksuar: “Është një moment i bukur dhe historik. Populli ynë e ka pritur prej vitesh një përballje të tillë futbolli, me një prej skuadrave më të forta të botës. Jemi gjithashtu të lumtur që nëpërmjet kësaj ndeshjeje, po japim kontributin tonë si dhe po shprehim solidaritetin tonë për të gjithë të prekurit nga përmbytjet e ditëve të fundit në Itali”.


Duke kontrolluar karten...