Presidenti Platini, vizite zyrtare ne FSHF - FSHF

Presidenti Platini, vizite zyrtare ne FSHF

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ne kuadrin e takimeve te tij zyrtare ne Shqiperi, te merkuren me 19 shkurt, ka vizituar zyrat e Federates shqiptare te Futbollit, ku eshte pritur nga Presidenti i FSHF, Armand Duka. Fillimisht, Presidenti Platini, i cili shoqerohej nga Sekretari i Pegjithshem Xhani Infantino dhe zyrtare te larte te UEFA-s, ka takuar administraten e Federates Shqiptare te Futbollit dhe ka vizituar muzeun e futbollit shqiptar. Me pas, ai eshte pritur ne zyren e Presidentit te FSHF. Ne kete takim pune, Presidenti Platini ka diskutuar me Presidentin Duka ne lidhje me ecurine e futbollit shqiptar dhe kontributin qe ka dhene dhe do te jape UEFA, ne zhvillimin e tij. Presidenti Platini vleresoi bashkepunimin e deritanishem me FSHF, nepermjet projekteve te ndryshme te financuara nga UEFA dhe premtoi se edhe ne te ardhmen asistenca e saj per futbollin shqiptar do te vazhdoje. Presidenti Armand Duka, nga ana e tij, falenderoi per ndihmen e vazhdueshme qe UEFA ka dhene per futbollin shqiptar dhe ne menyre te veçante per kujdesin personal te Presidentit Mishel Platini, qe marredheniet mes dy institucioneve te futbollit, te jene te shkelqyera. Ne keto takime ishte i pranishem edhe nje perfaqesi e Federates se Futbollit te Kosoves, kryesuar nga Presidenti Fadil Vokrri.

Pas kesaj vizite, presidenti Mishel Platini dhe delegacioni qe e shoqeronte u larguan nga vendi yne.