
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand duka ka vlerësuar mesfushorin e kombëtares Ledian Memushaj. Në një takim qe ka patur sot në Peskara, numri një i futbollit shqiptar ka vlerësuar kontributin e mesfushorit dhe kapitenit të “delfinëve”. I intervistuar nga gazetarët e të përditshmes “IlCentro”, presidenti i FSHF-së ka deklaruar: “Njoha drejtues të klubit të Peskarës dhe jam këtu për të përshendetur mesfushorin Memushaj, një nga shtyllat e ekipit tonë kombëtar. Ëndrra jonë është që të bëjmë një Europian të madh në Francë 2016”- deklaroi Presidenti i FSHF-së Duka.

















