Presidenti i FSHF-së, priti në takim Ambasadorin austriak - FSHF

Presidenti i FSHF-së, priti në takim Ambasadorin austriak

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka priti sot në një takim Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.

Gjatë takimit Presidenti Duka njohu Ambasadorin Sattler me zhvillimet e mëdha që ka njohur futbolli shqiptar gjatë viteve të fundit e që njohën me kulmin me kualifikimin historik të Kombëtares shqiptaren finalet e kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Ambasadori austriak, Sattler, pasi uroi Presidentin Duka për këtë arritje të madhe të Kombëtares, shprehu gatishmërinë dhe interesin për të ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy federatave në fushën e futbolli dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Gjithashtu, bashkëbiseduan diskutuan edhe për fazën përgatitore që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë për disa ditë pikërisht në Austri para nisjes për në Francë.

Presidenti Duka falënderoi Ambasadorin e Austrisë për mbështetjen dhe për kujdesin që ai po tregon në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në aspektin sportiv.


Duke kontrolluar karten...