Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, do të dekorohet me çmimin ndërkombëtar “Maurizio Maestrelli’ një çmim shumë i rëndësishëm për futbollin e moshave. Korrektësinë, ndershmërinë dhe aftësinë në sportin e futbollit. Eshtë viti i tetë radhazi që organizohet ky event i rëndësishëm, Presidenti i FSHF do të nderohet i pari me këtë çmim, njerëz të shquar nga bota e futbollit qe do të nderohen janë:
Armand Duka – President i Federatës Shqiptare të Futbollit
Massimo Ferrero – President i Sampdorias
Giovanni Carnevali – Drejtor i Pergjithshem i Sassuolo
Sean Sogliano- Drejtor Sportiv i Hellas Verona
Giuseppe Iachini – Trajner i Palermos
Roberto Stellone – Trajner i Frosinone
Massimo Piscedda – Trajner i Italise B
Vincenzo Vergine – Përgjegjës për futbollin e moshave tek Fiorentina
Daniele Rugani – Futbollist i Empolit
Gianluca Di Marzio – Gazetar i SKY
Alberto De Rossi – Trajner i Roma Primavera
Danilo Cataldi – Futbollist i Lacios
Silvio Pagliari – Prokuror, agjent lojtarësh

















