Presidenti Duka i uron shërim sa më të shpejtë Etrit Berishës - FSHF

Presidenti Duka i uron shërim sa më të shpejtë Etrit Berishës

Pasi mësoi lajmin se kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha është shtruar në spital pas infektimit me Covid-19, Presidenti Duka ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në Facebook. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka uruar shërim sa më të shpejtë portierit kuqezi.
“Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”, – shkruan Presidenti Duka.