Fitorja e tretë radhazi e U-21: uron Duka! - FSHF

Fitorja e tretë radhazi e U-21: uron Duka!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur përgëzimet për ekipin Kombëtar U-21 pas fitores Kosovë 0-1 Shqipëri në eliminatoret e Europianit 2021.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka uruar kuqezinjtë e vegjël për ecurinë e tyre në këto eliminatore dhe ka shprehur dëshirën që ky sukses të jetë një ogur i mirë edhe Kombëtaren në dy sfidat zyrtare në Nations League.

“Urime për fitoren e ekipit Kombëtar U-21 dhe ecurinë e tyre në grupin eliminator. Shpresoj që ky të jetë një ogur i mirë edhe për ekipin Kombëtar në dy ndeshjet e tij të radhës”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij.