Të mërkurën në mbrëmje është festuar në Estoril të Portugalisë, 100 vjetori i themelimit të Federatës Portugeze të Futbollit. Ky përvjetor i një prej Federatave më të njohura në botë, është përshëndetur nga shumë figura të njohura të futbollit botëror. I pranishëm në këto festime ka qenë edhe delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit me pjesëmarrjen e Presidentit Armand Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm Ilir Shulku. “Është një ngjarje e rëndësishme për një Federatë mike dhe mjaft të njohur për rezultatet që ka patur. I urojmë futbollit portugez sa më shumë suksese në aktivitetet ku merr pjesë”-, deklaroi për Web-in zyrtar të FSHF, Presidenti Armand Duka.
Delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte një prej 40 delegacioneve të Federatave të ndryshme që morën pjesë në këto festime. Gjithashtu në këtë aktivitet, morën pjesë edhe Presidenti i FIFA-s Blater dhe ai i UEFA Platini.

















