“Kam shumë besim që skuadra do të paraqitet krejt ndryshe në Izrael. Dua të frenojmë vetëm atë që mund ta quaj epidemine e euforisë”, – kështu ka deklaruar nga Stambolli, në rezidencen ku është grumbulluar ekipi kombetar, presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për presidentin e FSHF-së, skuadra është ndërgjegjesuar dhe këtë ai vetë e ka konstatuar edhe në bisedën që pati me lojtarët, pak para stërvitjes. Kreu i FSHF-së uron në një dicka: “Uroj shumë që të kthehemi të futbolli i sakrificës. Kjo do të ishte një lëvizje perfekte. Kam besim te skuadra. Uroj shumë për një rezultat pozitiv, teksa e ritheksoj që të frenojmë sa më shpejt euforine e mbarsur që nga arritja e Europianit, e cila ka qënë eufori e të gjithëve ne, jo vetëm e skuadrës”, – citoi presidenti Duka në intervistën e dhënë për Supersport. Në lidhje me zërat për ndërprerjen e kontratës me trajnerin, kreu i FSHF-se theksoi se janë dhe mbeten vetëm ngacmime mediatike. Por për presidentin Duka nuk është aspak momenti të trajtohet një cështje e tillë.

















