Presidenti Duka ngushëllon për humbjen e Taylor - FSHF

Presidenti Duka ngushëllon për humbjen e Taylor

David Taylor, ish-Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s, në vitin 2007 është ndarë nga jeta të martën, në moshën 60 vjeçare. Skocez, ai ka qenë një nga figurat e njohura drejtuese të futbollit të vendit të tij, dhe një nga personalitetet e UEFA-s. Ai kishte lindur më 14 mars 1954 në Forfar të Skocisë dhe ishte i martuar me dy fëmijë. Në web-in zyrtar të UEFA-s, Presidenti Michel Platini ka shkruajtur: “Së bashku me familjen e futbollit europian, jam shumë i dëshpëruar kur mësova humbjen e David Taylor. Ai ishte i paçmueshëm, gjatë periudhës që punoi si Sekretar i Përgjithshëm dhe solli tek ne, një eksperincë të madhe, zgjuarsi si një administrator futbolli, i kalibrit më të lartë.  

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në telegramin e tij të ngushëllimit, ka theksuar: “Jam thellësisht i prekur nga një humbje e tillë e papritur. David, ishte një personalitet i futbollit europian dhe kontributi që ai ka dhënë, ka qenë një vlerë e vërtetë për UEFA-n. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dëshiroj të ngushëlloj familjen e tij për humbjen e njeriut te dashur, e cila do të lerë një boshllëk në familjen e madhe të futbollit”. 


Duke kontrolluar karten...