
Presidenti Duka, ngushëllon për humbjen e Esat Rakiqit
15/10/2016 9:56 AMMe dhimbje të thellë mësova për humbjen e një personaliteti të futbollit shqiptar dhe në veçanti të atij shkodran Esat Rakiqit. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, të të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar dhe në emrin tim personal, i dërgoj famijes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur.
Me largimin e Esat Rakiqit nga jeta, futbolli shqiptar humbi një prej specialistëve më të përkushtuar dhe një prej njerëzve më të dashur. Si ish-futbollist i Vllaznisë ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe sukseset e futbollit në Shkodër. Më pas, ai e ka vijuar punën e tij si trajner, dhe drejtues klubi, duke u vlerësuar gjithmonë për atë që ka dhënë.
Humbja e tij, do të jetë një boshllëk i madh për të gjithë komunitetin e futbollit por kontributi i tij, puna dhe sakrificat për këtë lojë ta dashur do ta bëjnë atë të paharruar për të gjithë ne.
U prehtë në parajsë!
















