Presidenti Duka ngushellon humbjen e Hakanit - FSHF

Presidenti Duka ngushellon humbjen e Hakanit

Humbja e kampionit te mirenjohur te peshengritjes dhe nje prej figurave me te medha te sportit shqiptar, Mirjan Hakanit, ka krijuar nje boshllek per komunitetin sportiv ne Shqiperi. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, i pranishem ne ceremonite e percjelljes, per ne banesen e fundit te kampionit te mirenjohur vleresoi figuren e tij, si sportist dhe si njeri. Ne nje mesazh derguar familjes Hakani, presidenti i FSHF, deklaroi: “Eshte nje moment i veshtire per te gjithe ne dhe sportin shqiptar. Mirjan Hakani ishte nje sportist i madh dhe nje figure e spikatur sportive, qe nuk i takon vetem peshengritjes por te gjithe sportit, madje duke i kaluar kufinjte e tij. Ai u largua i nga jeta, por la pas arritje dhe rezultate sportive te cilat do te mbahen mend gjate. Mbi te gjitha, ai la figuren e nje miku dhe dashamiresi te jashtezakonshem te sportit. Per te cilin do te jete i nderuar”- tha nder te tjerat Presidenti Armand Duka.

Gjithashtu, ai deklaroi se per te nderuar nje sportist te madh, si Mirjan Hakani, eshte vendosur qe neser, ne oren 14.00 ne derbin “Tirana” – “Partizani”, te mbahet nje minute heshtje si vleresim per figuren dhe kontributin e tij ne sport.