Presidenti Duka ngushellon familjen - FSHF

Presidenti Duka ngushellon familjen

“Thellesisht i trishtuar nga humbja e kapitenit tone te madh Lin Shllaku, me duhet qe kete lajm te keq, ta percjell tek ju, te dashur miq, shoke, tifoze dhe dashamires. Humbja e nje futbollisti te madh krijon gjithmone boshllek. Por humbja e nje kapiteni dhe njeriu te paharruar si ai, krijon nje boshllek te madh”- ka shkruar nder te tjera ne ngushellimin e tij, Presidenti Armand Duka. Pasi ka vleresuar rolin e Lin Shllakut dhe kontributin e tij ne zhvillimin e futbollit shqiptar, ai eshte shpehur: “Ai dhe brezi i tij do te jene gjithmone nje frymezim per te rinjte dhe ata qe e duan futbollin. Familja humbi njeriun e shtrenjte, ndersa futbolli nje prej simboleve te tij”. Presidenti Armand Duka, ne emer te FSHF, ka vendosur edhe organizimin e homazheve per te ndjerin neser ne oren 12.30 ne ish ambientet e klubit Dinamo.