Presidenti i FSHF-së, Armand DUKA i akordon vlerësimin e Shoqatës “Tirana”, ish-futbollistit të Tiranës dhe ekipit kombëtar, Agustin Kola. Në ambjentet e muzeut historik Kombëtar, Shoqata “Tirana”, në kuadrin të ruajtjes dhe promovimit të vlerave të komunitetit Tiranas, organizoi një aktivitet me rastin e vlerësimit të figurave të shquara të sportit shqiptar. Vlerësimin e shoqatës, mjeshtrit të merituar të sportit Agustin Kola ia akordoi këtë të enjte vetë presidenti i federatës së futbollit z.Armando Duka, i cili ndër të tjera përcolli edhe urimet dhe vlerësimet më të mira për aktivitete të tilla të iniciuara nga shoqata dhe vetë kryetari i saj Arben Tafaj, evente të cilat rrisin ndjeshëm vlerën, i japin më shumë zë të kaluarës shumë të suksesshme të figurave sportive të Tiranës. Ish-traineri i kombëtares Shyqyri Rreli përcolli edhe një rezyme të shkurtër për figurën e Agustin Kolës, një emër legjendë në futbollin kryeqytetas. Gjatë ceremonisë çmime u akorduan edhe për Haxhi Pëllumbin (Arbitër kombëtar dhe ndërkombetar. Vlerësimin e shoqatës për të e mori djali I tij, teksa Xhavit Fagu përcolli vlerësimin e shoqatës Tirana për ish-arbitrin Pëllumbi. Po kështu, vlerësim nga shoqata morën edhe i mirënjohuri Xhaferr Bogdani, si dhe vajza e re e sportit marcial, Ada Demneri.

















