Presidenti Armand Duka viziton kantierin e punimeve te "Arena Kombëtare" - FSHF

Presidenti Armand Duka viziton kantierin e punimeve te “Arena Kombëtare”

“Arena Kombetare”, një kantier i vërtetë ku etapat e punës voluminoze janë pjesë e zbatimit te projektit prestigjioz gjigand për stadiumin e ri. Këtë të shtunë në ambjentin ku punohet në kantier ishte prezent vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka së bashku me arkitektin e projektit të këtij impianti Marco Casamonti. Një kqyrje e punimeve dhe një rrugëtim në të gjithë sektoret ku vijon të punohet cdo ditë e pandalim. Vetë arkitekt Casamonti i bëri nje rezyme të plotë sqaruese presidentit Duka mbi ecurinë paralel të punimeve në cdo sektor. Volumi i punimeve po shkon drejt gjysmës së rrugës teksa mbi 30 inxhinierë të firmes kontraktuese janë në terren cdo ditë. Presidenti Armand Duka vlerësoi para mediave punën e deritanishme në këtë kantier duke besuar plotësisht shumë që në fund do të dale një impiant ekselent dhe një objekt multifunksional. Vizita u përqendrua në shume pika të objektit ku arkitekt Casamonti vlerësoi faktin që është bërë një punë shumë cilësore dhe me standarte tërësisht të larta. Presidenti përcolli perpara mediave të pranishëm në këtë vizitë që ritmet dhe cilësia e këtyre punimeve është realisht në nivele tepër cilësore me nje volum të shpejtë. Me këtë projekt të këtij stadiumi presidenti i FSHF theksoi se Shqipëria do të perpiqet të bindë Komitetin përkatës në UEFA  për ti besuar finalen e Supërkupës së Europës në vitin 2019.