Ne pritje te ndeshjes se pare te Kombetares Shqiptare Portugali – Shqiperi, e vlefshme per kualifikimin ne Kampionatit Europian te futbollit, i cili do te zhvillohet ne France ne vitin 2016, Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe te interesuarit se duke filluar nga data 20 Gusht deri ne daten 5 Shtator do te jene te disponueshme prane FSHF-se biletat per kete event.
Biletat per tifozerine shqiptare do te jene te dy kategorive te ndryshme me cmimet respektive 10 euro dhe 20 euro (shih harten e stadiumit).
Keto cmime jane cmimet e vendosura nga Federata Portugeze dhe FSHF nuk do te shtoje asnje kosto tjeter per tifozet shqiptare qe do te duan te marrin pjese ne kete event.
Keshillojme te gjithe te interesuarit te blejne biletat vetem prane FSHF-se dhe ne asnje rast te mos paguajne asnje kosto ekstra per keto bileta, pasi cdo cmim tjeter do te ishte nje abuzim dhe shkelje ligjore per te cilin FSHF nuk mban asnje pergjegjesi.
Federata Shqiptare e Futbollit

















