Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës - FSHF

Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së Parë me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” u vendos nga një supergol i Festim Alidemës në minutën e 14-të.

Pas avantazhit, Pogradeci administroi rezultatin dhe në fund mori një fitore shumë të rëndësishme.

Tashmë fokusi është te ndeshja e “play-out”-it për kampionatin “Abissnet Superiore”, Tirana – Pogradeci, që do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.


Duke kontrolluar karten...