Pogradec, dita europiane e futbollit - FSHF

Pogradec, dita europiane e futbollit

Është zhvilluar të dielën në Pogradec, dita e futbollit. Ky aktivitet, që paralelisht me Shqipërinë organizohet në të gjithë Europën, është në kuadrin e projektit “Grassroots”, të mbështetur nga UEFA. Është hera e pestë, radhazi që ky aktivitet organizohet edhe në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit, këtë vit ka zgjedhur Pogradecin, ku ka gjetur edhe një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, nga ana e pushtetit lokal të këtij qyteti. Të dielën pasdite me dhjetra fëmijë të shkollave të Pogradecit, të ndjekur nga qindra qytetarë, kanë zhvilluar ndeshje futbolli mjaft interesante në qendër të qytetit. Krahas të prinderve të fëmijëve që u aktivizuan, qytetarëve të Pogradecit, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, që ishte edhe një nga mbështetësit kryesorë të festimeve, në ditën e futbollit, në këtë qytet.


Duke kontrolluar karten...